Sunday, March 16, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE zgjeron sanksionet kundër Bjellorusisë

BE zgjeron sanksionet kundër Bjellorusisë

Bashkimi Evropian po zgjat sanksionet kundër aleatit të Rusisë, Bjellorusisë, për shkak të luftës në Ukrainë. Komisioni Evropian deklaroi se ”masat ndëshkuese synojnë, ndër të tjera, të sigurojnë që sanksionet tashmë të vendosura kundër Rusisë nuk mund të anashkalohen nëpërmjet Bjellorusisë”. Vendet e BE-së kanë vendosur një ndalim eksporti për teknologjitë që mund të përdoren në industrinë e hapësirës ajrore, siç janë dronët. Në të ardhmen do të ndalohet edhe shitja, furnizimi ose eksporti i armëve të zjarrit dhe municionit. Gjithashtu është zgjeruar edhe ndalimi i eksportit të mallrave dhe teknologjive që mund të përdoren si për qëllime civile ashtu edhe për ato ushtarake. Përveç kësaj, 38 individë dhe tre organizata bjelloruse u gjobitën. Komisioni tha se ata kontribuojnë në shtypjen e shoqërisë civile bjelloruse dhe janë përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në vend. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ