Saturday, March 22, 2025
HomeMJEDISDezinsektimit do shtrihet në çdo zonë bregdetare

Dezinsektimit do shtrihet në çdo zonë bregdetare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu e shoqëruar nga kryetari i bashkisë, inspektuan sot zonën e Divjakës, nga ku theksuan nevojën e bashkëpunimit për të siguruar një sezon turistik të suksesshëm. “Në Parkun e mrekullueshëm të Divjakës, një prej destinacioneve të preferuara të mijëra turistëve, nisëm procesin e dezinsektimit bashkë me Josif Gorenë, kryetarin e bashkisë ku theksuam nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë midis pushtetit qendror dhe atij vendor për të siguruar një sezon turistik të suksesshëm dhe të qetë për pushuesit vendas dhe ata të huaj”, deklaroi ministrja Koçiu. Ministrja bëri të ditur se në çdo zonë bregdetare, lagunë dhe parqe, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të shtrijë procesin e dezinsektimit, i cili do të ketë një përsëritje në një interval kohor dy apo tre javor, bazuar në monitorimin dhe vlerësimet e specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, njësive vendore të kujdesit shëndetësor dhe Inspektoriatit Shëndetësor. Ministrja e cilësoi të rëndësishëm edhe bashkëpunimin e bizneseve dhe operatorëve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këto zona turistike që të respektojnë masat higjieno-sanitare si dhe të kryejnë procesin e dezinsektimit brenda sipërfaqeve të tyre. Dezinsektimi do të zgjasë për 6 muaj, nga maji deri në tetor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ