Vendi i parë mbetet mirazh. Bylis e Egnatia anuluan njëri-tjetrin me një barazim 0-0 që i kënaq të dy formacionet, por edhe i lë një farë trishtimi për faktin se i ndaloi të arrijnë përkohësisht kreun e Superiores. Mallakastriotët kanë qenë në një farë mënyre dominues për nga rastetm në 90 minutat e luajtura në stadiumin “Adush Muça”, ndërsa Egnatia qan traversën e goditur nga Mihana, duke mbetur -1 nga Bylis. Në një ndeshje të luftuar fort në mesfushë, skuadrat patën momentet e tyre më të mira në zemrën e pjesës së pare, me Delarzh që u shfaq i pari i frikshëm në minutën e 13′, pa mundur të kalojë Teqjan, efikas me këmbë në devijimin e goditjes. Në përmbysjen e fronteve, Qardaku krijoi panik në depërtimin e minutës së 16, në të cilën dha vetëm iluzionin e golit, duke goditur rrjetën e jashtme. Një ritëm i pëlqyeshëm mes dy skuadrave që u konfrontuan ballë hapur, pa mundur të finalizonin, për neglizhencë të sulmuesve si në minutën e 18-të në goditjen me kokë të Antony Beji e për çështje fati si në minutën e 21-të, në traversën e Mihanës. Gjest atletik për tu admiruar, koordinimi gjithashtu, por mes lojtarit dhe golit në mes ishte fati. Momenti më i mirë për Egnatian, që shtyu përpara edhe në të 31-ën, por Teqja ishte i pakapshëm në goditjen me kokë të Delarzh, duke mbrojtur rezultatin. Të besuarit e Bellait nga ana tjetër u bënë të rrezikshëm me Antoni Beji e Damcevskin në fund të pjesës së parë, por Sherri i kishte rezervuar momentet më të mirë për në pjesën e dytë. Rifillim që Bellai mendoi ta riniste me Ruçin për Lajthinë, me të sapofuturin në lojë që nuk vonoi të bëhej protagonist. Në minutën e 55’ Bylis krijoi mundësinë më të mirë, pikërisht me Ruçin, por goditja e tij u devijua nga Sherri e më pas Beji nuk ia arriti të devijojë me portën bosh. Një tërheqje e kuptueshme e rrogozhinasve në 25 minutat e fundit, në mbrojtje të një rezultati, që Bylis nuk e kërcënoi dot seriozisht. E lehtë goditja e Bejit me kokë në të 68’, ndërsa Qardaku nuk pati shënjestrën e duhur, i gjetur saktë nga kapiteni Trumçi 10 minuta nga fundi. Bellai, pas fitores në transfertë ndaj Laçit, nuk mundi të marrë suksesin e dytë radhazi. E njëjta gjë vlen për Tetovën, që vinin pas fitoreve radhazi ndaj Laçit dhe Vllaznisë. Të dy formacionet dështuan të parakalojnë Partizanin, që mbetet ende i pari, pa luajtur ndeshjen e tij kundër Kukësit. https://sport.rtsh.al/artikull/bylis-e-egnatia-deshtojne-te-marrin-kryesimin
Dështojnë të marrin kryesimin
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on