Një mesazh i dërguar më shumë se një shekull me parë nga në ushtar gjerman është gjetur rastësisht. BBC raporton se një çift në rajonin francez të Alsasit, teksa po bënin një shëtitje kanë gjetur në park një kapsulë të vogël alumini.
Letra, e cila mendohet të jetë dërguar me pëllumb transportues, mund të jetë dërguar në Luftën e Parë Botërore.
Çifti pasi ka gjetur kapsulën e aluminit dhe e ka hapur duke gjetur letrën të shkruar gjermanisht dhe leximi i saj është thuajse e pamundur.
Mesazhi duke qenë nuk është shumë i qartë mendohet se mban datën 1910, ose 1916. Dominique Jardy, kurator i Muzeut Linge, afër vendit ku u bë zbulimi, mendon se viti 1910 është më i mundshëm.
Duke e përshkruar gjetjen si “super të rrallë”, ai tha se kapsula mund të ketë dalë në sipërfaqen e tokës nga gërryerja që është bërë gjatë viteve, pasi cilësohet si një mbetje nga Lufta e Parë Botërore.
Tashmë letra e rrallë është vendosur në muze dhe do të eksp
ozohet për turistët, si një vlerë e shtuar e kujtimeve nga Lufta e Parë Botërore.