Saturday, May 10, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTDedë Jakova, fotografi me trashëgimi prej më shumë se 58 mijë negativësh

Dedë Jakova, fotografi me trashëgimi prej më shumë se 58 mijë negativësh

Një foto e vitit 1936 me autorësinë e Dedë Jakovës, është përzgjedhur sot, nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti si fotoja e ditës, në kuadër të “Muajit të fotografisë”. Fotoja tregon një grup djemsh të rinj, mbi një pemë (1936). Dedë Jakova na ka lënë një trashëgimi prej rreth 58.000 negativësh në xham, planfilm e film rul. Dedë Jakova na ka lënë një trashëgimi prej rreth 58.000 negativësh në xham, planfilm e film rul. Në vitin 1932 hapi studion e vet, “Foto Jakova” dhe në gjysmë e viteve ’30-të ishte përfaqësues në rang kombëtar i filmave fotografikë “Ferrania” e “Lomberg”, për të cilët kishte ekskluzivitetin. Ai vinte nga një familje intelektuale. Ishte vëllai i kompozitorit të mirënjohur, Prenkë Jakova. Mjeshtrinë e fotografisë e mësoi nga Kel Marubi, duke punuar që herët në studion e tij. Është i pari fotograf shqiptar që ka shoqëruar dhe fotografuar alpinistët shqiptarë në ngjitjet e tyre në majat më të larta të vendit ndër to ajo e Cukalit, e Jezercës (korrik 1935) e shumë të tjera.https://ata.gov.al/2022/08/26/dede-jakova-fotografi-me-trashegimi-prej-me-shume-se-58-mije-negativesh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments