Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një paketë të re armësh për Ukrainën me vlerë 325 milionë dollarë. ”Elasticiteti, guximi dhe vendosmëria e Ukrainës kanë frymëzuar botën dhe kanë nxitur përpjekjet e SHBA-së dhe ato globale për ta ndihmuar atë të mbrohet dhe të sigurojë të ardhmen e saj”, tha në një deklaratë sekretari i Shtetit, Antony Blinken. ”Paketa përfshin sisteme të reja të mbrojtjes kundërajrore, municione artilerie, sisteme antitanke si dhe municione thërrmuese, të cilat do të përmirësojnë më tej aftësinë e Ukrainës për të vazhduar kundërsulmin e saj”, theksoi ai. “Paketa e re e armëve për Ukrainën është shumë e fuqishme”, komentoi Zelensky. ”Shumë faleminderit presidentit, është pikërisht ajo që u duhet ushtarëve tanë tani. Faleminderit për të gjitha këto 575 ditë”, tha sërish lideri i Kievit. Presidenti ukrainas u nis sot drejt Kanadasë, ku do të mirëpritet nga kryeministri Justin Trudeau.