“Serioziteti dhe qëndrueshmëria besoj që me kanë udhëhequr në rrugëtimeve në Europa Ligë dhe në Ligën e Konferencës. Shpresoj të bëhemi më të fortë dhe më të mirë. Ne do të tregojmë lojë të mira dhe besoj që do bëjmë mirë”, ka thënë Ilir Daja, trajner i Ballkanit. Ballkani i Suharekës ka shkruar histori të klubeve kosovare në arenën evropiane të futbollit. Kampioni kosovar i edicionit të kaluar ka depërtuar në fazën e grupeve të Conference League, që është një nga tri ligat kryesore futbollistike kontinentale. Kjo pasi pas dy ndeshjeve ka eliminuar Shkupin. Ndeshja e të enjtes në Prishtinë ka përfunduar me fitoren e klubit kosovar me rezultat 1-0. Daja ka folur pas ndeshjes. “Çelësi është bashkëpunimi sepse nëse Presidenti nuk i kishte marrë këta lojtarë ata nuk do të kishin arritur këtu. Përpos që kanë cilësi kanë edhe personalitet në fushë… Sot i gjithë suksesi shkon për të gjithë Kosovën. Do ta ndajmë suksesin me ata trajner që kanë punuar me këtë lojtarë prej të vegjël. Sot kemi përfaqësuar tërë Kosovën”, ka thënë ai. ““Ai karton i kuq na lehtësoj pak. Shkupi tërhiqej mbrapa dhe dëshironte të kundërsulmonte. Ne gjatë gjithë kohës e mbajtëm topin që ta lodhim kundërshtarin. Asnjë ekip nuk na ka dominuar në Prishtinë. Edhe me ndeshjen e sotme. Këta lojtarë është e tërë merita e tyre”.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615209
Daja: I gjithë suksesi shkon për të gjithë Kosovën
RELATED ARTICLES