Kreu i politikës së ndryshimeve klimatike në Kombet e Bashkuara ka paralajmëruar për rrezikun e lojërave politike që pengojnë konferencën e klimës COP28 ende në zhvillim, në Dubai. “Ne të gjithë e dimë shkallën e krizës klimatike”, tha sot Simon Stiell, kreu i sekretariatit të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, në qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. “COP28 duhet të gjejë zgjidhjet për të nxjerrë të gjitha vendet nga kjo rrëmujë klimatike”, shtoi ai. Përpara ditëve vendimtare të negociatave ndërkombëtare dhe përpara përfundimit të samitit të martën, Stiell tha: “Unë nuk dua të shoh devijime dhe taktika politike që mbajnë peng ambiciet klimatike.” Kompromiset do të jenë thelbësore, por “jo për ambicien”, theksoi ai, duke u bërë thirrje ministrave dhe negociatorëve të diskutojnë idetë që nuk kufizohen apo kontrollohen nga rregullat. Çështja më e diskutueshme në samitin, i cili filloi më 30 nëntor, është nëse vendet mund të bien dakord për të hequr gradualisht qymyrin, naftën dhe gazin
COP28 – OKB: Të gjendet një dalje nga kriza klimatike
RELATED ARTICLES