Fituesit e tjerë përfshinin Demi Moore dhe Timothée Chalamet, të cilët garojnë për çmim “Oscar” me probabilitetin më të madh për të fituar.
Aktori britanik Ralph Fiennes pranoi çmimin për rolin e tij në “Conclave”, duke falënderuar regjisorin Edward Berger për “perceptimin, depërtimin dhe kujdesin e tij”.
Më herët gjatë ceremonisë, bashkëpunëtorja e tij Isabella Rossellini tha se kasti i filmit dëshiron t’i urojë Papa Françeskut një shërim të shpejtë – pasi ai u diagnostikua me pneumoni.
“Conclave”, i cili fokusohet në një grup kardinalësh në Romë, nuk arriti të fitonte asnjë çmim tjetër – por fitorja e tij në kategorinë më të lartë – e vendos atë në një pozicion të fortë përpara çmimeve “Oscar”, më 2 mars.
“The Brutalist” dhe “Emilia Pérez” u shpallën fitues në “Golden Globes” – ndërsa thrilleri “Conclave” fitoi në çmimet “BAFTA” dhe githashtu në çmimet SAG.
Fitorja e Moore për rolin e saj në “The Substance” përbën kthesën e fundit në një garë të ngushtë për kategorinë “aktorja më e mirë” – kundrejt Mikey Madison, e cila fitoi një çmim “Bafta”.
Në “The Substance” Moore luan rolin e një instruktore të moshuar në gjimnastikë që merr një ilaç – për të krijuar një version më të ri dhe më të bukur të vetes.
Timothée Chalamet ishte një fitues surprizë në kategorine “aktori më i mirë” falë portretizimit të tij të Bob Dylan – në filmin biografik me regji të James Mangold “A Complete Unknown”, duke mposhtur Adrien Brody.
Zoe Saldana ka dominuar në kategorinë “aktorja më e mirë në rol dytësorë” për interpretimin e saj në muzikalin në gjuhën spanjolle “Emilia Pérez”, ku shpaloset historia e një bosi të drogës meksikan që ndryshon gjininë.
“Wicked” nuk arriti të fitonte një çmim në SAG – pavarësisht se mori shumë nominime, ndërsa “Anora”, fituesja në kategorinë e filmit më të mirë në “Film Independent Spirit Awards” – nuk arriti të fitonte në edicionin e 31-të Screen Actors Guild Awards (SAG)