Friday, May 9, 2025
HomeSOCIALEÇmimi i naftës, 221 lekë për litër

Çmimi i naftës, 221 lekë për litër

Bordi i Transparencës vendosi sot që çmimi i naftës të jetë jo më shumë se 221 lekë/litër, ndërsa i benzinës, jo më shumë se 202 lekë/litër. “Vendimet e Bordit të Transparencës të datës 11 gusht 2022, janë si rezultat i rritjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran të datës 10.08.2022, ku benzina u rrit me + 23$/ton dhe Gazoili u rrit me + 45 $/ton nga data 08.08.2022″, thuhet në një njoftim. Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë: çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 202 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 190 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet”, theksoi Bordi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments