Thursday, March 27, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIÇmimet e larta të energjisë detyrojnë qytetarët të përdorin drutë

Çmimet e larta të energjisë detyrojnë qytetarët të përdorin drutë

Çmimet e larta të gazit, naftës dhe energjisë elektrike po detyrojnë qytetarët gjermanë t’i drejtohen gjithnjë e më shumë përdorimit të druve për të ngrohur shtëpitë e tyre duke bërë që çmimet të dyfishohen në krahasim me vitin e kaluar, sipas euroactiv.com. Për javë të tëra, gazi ka ndaluar rrjedhjen përmes ”Nord Stream 1”, termocentralet bërthamore të Gjermanisë do të mbyllen dhe qeveria po përpiqet të shpëtojë kompanitë e energjisë. “Gjermania mund ta kalojë mirë dimrin e ardhshëm me kusht që të kemi fat me motin dhe të kursejmë mjaftueshëm gaz”, shpjegoi Robert Habeck, zëvendëskancelar dhe ministër i Ekonomisë dhe Veprimit Klimatik. Në këtë kontekst, rritja e çmimeve të druve nuk është befasuese. ”Disa njerëzve u duket e çuditshme që çmimi i peletit të drurit rritet”, tha Lion Hirth, profesor i tregjeve të energjisë. Sipas të dhënave që krahasojnë çmimet e druve të zjarrit në gusht 2022, gjermanët po shpenzojnë dukshëm më shumë para’ për dru për të ngrohur shtëpitë e tyre. Çmimet e peletit të drurit dhe druve të zjarrit janë rritur me 85,7% krahasuar me vitin e kaluar. Zyra gjermane e statistikave përmend shkaqe të shumta për rritjen e jashtëzakonshme duke ia atribuar këtë kërkesës së rritur dhe rritjes së kostove të blerjes dhe transportit në industrinë e drurit. Kërkesa në rritje e vendit për dru ka ulur gjithashtu eksportet, të cilat ranë 30,3% krahasuar me vitin e kaluar. Pak shtëpi gjermane ngrohen duke përdorur vetëm dru. Në vend të kësaj, druri është një burim i nxehtësisë dytësore. Shembujt e zakonshëm përfshijnë një oxhak të brendshëm. ”Djegia e drurit është burimi më i madh i ndotjes së grimcave që tashmë vret çdo ditë mbi 1 000 persona në BE”, shpjegoi Karl Wagner, biolog dhe aktivist.https://ata.gov.al/2022/09/23/gjermani-cmimet-e-larta-te-energjise-detyrojne-qytetaret-te-perdorin-drute/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ