Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTCeremoni e posaçme për Luiza Gegën 

Ceremoni e posaçme për Luiza Gegën 

Ditën e nesërme do të mbahet në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një pritje për kampionen e Europës në atletikë, Luiza Gega. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili ka ftuar të marrë pjesë në këtë ceremoni këdo që dëshiron të duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanellën kuqezi të Shqipërisë. “Shihemi nesër në 11.00 në ceremoninë e posaçme për nder të Luiza Gegës, me këdo e ka të mundur dhe dëshiron ta duartrokasë kampionen e parë europiane të atletikës me fanellën kuqezi të Shqipërisë”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale. Luiza Gega u shpall kampione e Evropës në garën e 3 000 metrave me pengesa. Ajo arriti të thyejë edhe rekordin e Kampionatit Evropian, me kohën 9 minuta, 11 sekonda dhe 31 të qindtat. Kampionia shqiptare shkoi në finale me kohën më të mirë në fazën kualifikuese dhe ishte pretendentja kryesore për të fituar këtë garë. Gega diktoi ritmin gjatë gjithë garës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments