Durimi me Izraelin po dobësohet brenda komunitetit ndërkombëtar dhe madje edhe mes aleatëve të besueshëm si Britania e Madhe, është paralajmërimi i kreut të Punëve të Jashtme, David Cameron. Cameron, duke folur në Dhomën e Lordëve britanikë, nënvizoi se ai u kishte drejtuar “një seri të tërë paralajmërimesh izraelitëve për nevojën për të garantuar më shumë ndihmë humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës”. Deri më tani, më shumë se 30 000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 70 000 janë plagosur që nga fillimi i konfliktit, i shkaktuar nga masakra e paprecedentë e kryer nga organizata islamike palestineze Hamas dhe grupe të tjera në Izrael më 7 tetor
Cameron: Durimi me Izraelin është në kufirin e tij
RELATED ARTICLES