Saturday, March 22, 2025
HomeSOCIALE Çako: Situata në Shkodër e përmirësuar

 Çako: Situata në Shkodër e përmirësuar

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, informoi sot se situata në Shkodër është përmirësuar, ndërsa 1/3 e sipërfaqes së përmbytur tashmë nuk është më nën ujë dhe se shumica e familjeve të evakuuara janë kthyer në shtëpitë e tyre. Në një intervistë televizive, Çako theksoi se “përmbytja erdhi si pasojë e shkaqeve natyrore dhe ka shpjeguar se nuk mund të shpallej gjendja e fatkeqësisë natyrore, pasi nuk jemi në kushtet e parashikuar në ligj në lidhje me rrezikshmërinë që paraqet situate”. Çako u shpreh se Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile bën rifreskim informacioni në mënyrë të vazhdueshme. “Vijon rënia e nivelit të ujit, ka pasur përmirësim të ndjeshëm. Rruga në harkun e Bërdicës u hap që dje dhe niveli në lumin Drin që Shkarkon në Bunë në urën e Baçallëkut, Kiri dhe Gjadra janë në rënie. Sipërfaqja e përmbytur nga 4350, aktualisht është në 1/3 dhe familjet shumica janë kthyer në banesa. Strukturat janë në ndihmë të qytetarëve dhe në aksion”, nënvizoi Çako. Kreu i Emergjencave Civile u shpreh se “më vjen keq që abuzohet me shpalljen e fatkeqësisë natyrore, sepse në ligj nuk ekziston shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme”. “Në rastin konkret nuk jemi në kriteret e përcaktuara nga ligji, kërkohen të tjera parametra mbi riskun për jetën e qytetarëve, ndërprerjen e jetës normale të të gjithë komunitetit në një zonë dhe kërkon vendimmarrje nga qeveria. Nuk jemi në kriteret e ligjit 45.Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar zyrtarisht bashkitë në risk dhe ligji ka një parim që i jep përgjegjësi njësisë vendore për masat që duhen marrë. Bashkitë e prefekturat kanë hartuar planet e tyre të masave për dimrin”, tha Çako. Ai theksoi se kryebashkiakët kanë një program të veçantë parashikimin e motit dhe masat që duhet marrë. “Çështja e përmbytjeve ka faktorë natyrorë që duhen marrë në konsideratë dhe intensiteti i lartë i reshjeve ka bërë të mundur rritjen e nivelit të ujërave. Ka ardhur nga natyra. Abuzohet me çështjen e hapjes së digave. Ishim në sezon vere me mungesë të jashtëzakonshme shiu. Të tre basenet kanë qenë nën nivel. Në 24 orë në Koman dhe Vaun e Dejës u rrit ndjeshëm niveli. U rritën agregatet, por nuk u hapën digat”, tha Çako.https://ata.gov.al/2022/11/22/reshjet-e-shiut-cako-situata-ne-shkoder-e-permiresuar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ