Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAC919, konkurrent i Boing737 dhe Airbus320

C919, konkurrent i Boing737 dhe Airbus320

Javën e ardhshme, avioni kinez C919 do të fluturojë për herë të parë jashtë territorit të Kinës. ”Aeroplani i parë i projektuar nga Kina, tip C919, do të fluturojë mbi Hong Kong javën e ardhshme, udhëtimi i parë jashtë territorit të Kinës”, thanë autoritetet e Hong Kongut. C919, i cili bëri fluturimin e tij të parë komercial në maj, është pjesa qendrore e ambicieve të Pekinit për t’u përpjekur të konkurrojë me avionët perëndimorë, si Boeing737 MAX dhe Airbus A320 dhe të zvogëlojë varësinë e Kinës në lidhje me teknologjinë e huaj. ”Më 16 dhjetor, C919 do të fluturojë mbi portin Victoria”, tha të martën shefi ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee. ”Pekini ka zgjedhur Hong Kongun të jetë qyteti i parë që C919 do të vizitojë jashtë kontinentit”, shtoi ai, gjatë takimit të tij javor me median. Avioni, i prodhuar nga kompania shtetërore kineze ”Comac”, do të ekspozohet gjithashtu në Aeroportin Ndërkombëtar të Hong Kongut nga 12 deri më 17 dhjetor. Mund të shohim gjithashtu një model tjetër ”Comac”, më të vjetër dhe më të vogël, ARJ21. Kina ka investuar shumë në prodhimin e aeroplanit C919. Pekini shpreson se avioni me një rresht do të konkurrojë me avionët perëndimorë, edhe pse shumë nga pjesët e përdorura vijnë nga jashtë. Zhvillimi i avionit filloi në vitin 2008, por pajisja mori certifikatën zyrtare për të fluturuar vetëm vitin e kaluar. ”C919 nuk ka gjetur ende një klient ndërkombëtar, ndërsa ARJ21 operohet në Kinë dhe Indonezi”, sipas Bloomberg News. Grupi shtetëror ”Comac” ka regjistruar rreth 1 200 porosi për C919. Kompania planifikon të rrisë kapacitetin e saj vjetor të prodhimit në 150 modele brenda pesë viteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ