Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE“ByteDance”: TikTok nuk do të shitet

“ByteDance”: TikTok nuk do të shitet

Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, tha se nuk ka ndërmend ta shesë biznesin pasi SHBA-ja miratoi ligjin qër e detyron atë të shesë aplikacionin e popullarizuar të videove ose në të kundërt platforma do të ndalohet në Amerikë, sipas BBC. “ByteDance nuk ka asnjë plan për të shitur TikTok”, tha kompania në llogarinë e saj zyrtare në Toutiao, një platformë e medias sociale që ajo zotëron. Në fillim të kësaj jave, TikTok tha se do të kundërshtonte në gjykatë ligjin “jokushtetues”. Deklarata e “ByteDance” erdhi si përgjigje ndaj një artikulli të botuar në “The Information” që thoshte se po eksploronte shitjen e mundshme të TikTok në SHBA pa algoritmin që e fuqizon atë. “Raportet e mediave të huaja për shitjen e TikTok nga ByteDance nuk janë të vërteta”, tha kompania në një postim, i cili përfshinte një foto të artikullit me shkronjat kineze që përkthehej “lajme të rreme”.

Projektligji që parashikon detyrimin për shitjen ose ndalimin e TikTok-ut, u nënshkrua të mërkurën nga presidenti amerikan, Joe Biden. TikTok ka mohuar vazhdimisht pretendimet se qeveria kineze ka kontroll mbi “ByteDance”. “Ne kemi besim dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat tona në gjykatë”, tha shefi i TikTok, Shou Zi Chew në një video të postuar në platformë këtë javë. “Faktet dhe Kushtetuta janë në anën tonë… të jeni të sigurt, ne nuk do të shkojmë askund”, shtoi ai. Sipas TikTok, themeluesi kinez i “ByteDance” zotëron 20% të aksioneve, përmes një aksioni kontrollues në kompani. Rreth 60% e aksioneve është në pronësi të investitorëve institucionalë, duke përfshirë kompanitë e mëdha amerikane të investimeve “Carlyle Group”, “General Atlantic” dhe “Susquehanna International Group”. Pjesa e mbetur prej 20% është në pronësi të punonjësve të saj në mbarë botën dhe tre nga pesë anëtarët e bordit të “ByteDance” janë amerikanë. Qeveria kineze gjithashtu i ka hedhur poshtë shqetësimet e tilla, duke i konsideruar si paranoja. Ligji i ri i ka dhënë “ByteDance” nëntë muaj për të shitur biznesin dhe një periudhë shtesë prej tre muajsh, përpara se të zbatohet ndalimi i mundshëm i platformës. Kjo do të thotë se afati i shitjes ka shumë mundësi të ndodhë diku në vitin 2025, pasi fituesi i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024 të marrë detyrën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments