Friday, May 17, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: Lëvizja e fondeve dhe e pagesave me BE, më e lehtë...

BSH: Lëvizja e fondeve dhe e pagesave me BE, më e lehtë dhe më pak e kushtueshme

Për zhvillimin e turizmit, anëtarësimi në SEPA lehtëson turistët europianë për të paguar shpejt dhe me kosto të ulëta, sikur të ishin në Europë apo në vendin e tyre të origjinës. Për investimet, lëvizja e fondeve dhe e pagesave midis Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian bëhet më e lehtë dhe më pak e kushtueshme. Gjithashtu, krijimi i një lehtësie të tillë do të rrisë dërgimin e formalizuar të remitancave prej vendeve të Bashkimit Europian. Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, një nga zhvillimet më të rëndësishme të pritshme për sektorin financiar do të jetë anëtarësimi i vendit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA). Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë. Shqipëria është një vend me ndërveprim shumë të lartë ekonomik me vendet e Bashkimit Europian, në fusha si shkëmbimet tregtare në mallra, të ardhurat nga puna dhe remitancat, turizmi, kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian apo prania e kompanive europiane në tregun shqiptar dhe anasjelltas. SEPA i bën pagesat ndërkufitare midis vendeve anëtare në të po aq të thjeshta dhe të lira sa pagesat brenda vendit. Me pjesëmarrjen në SEPA mundësohet zbatimi i parimit të tarifave të barabarta, si për pagesat kombëtare, ashtu edhe për ato ndërkufitare të përpunuara në mënyrë elektronike në euro. Aktualisht, transfertat dhe pagesat me vendet e Bashkimit Europian dhe anasjelltas kryhen nëpërmjet bankave korrespondente, që përfaqësojnë një kanal të kushtueshëm dhe joefikas për sa i përket kohës së ekzekutimit të transaksionit, monitorimit të finalizimit të tij, transparencës së kushteve të punës dhe mbrojtjes së konsumatorit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments