Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBSH: 474 milionë euro vlera e veprimeve të realizuara përmes AIPS

BSH: 474 milionë euro vlera e veprimeve të realizuara përmes AIPS

Në muajin korrik të këtij viti, u regjistrua një rekord i ri sa i takon numrit dhe vlerës së transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i transaksioneve të realizuara përmes këtij sistemi arriti thuajse 30 mijë gjatë muajit korrik, mbi 3 mijë transaksione më shumë se në muajin qershor. Ndërkohë që vlera e pagesave të transferuara përmes sistemit AIPS kapi shifrën 474 milionë euro nga 368 milionë që ishte në qershor. Sistemi ndërbankar i pagesave me vlerë të madhe AIPS, ka reduktuar me disa miliona euro, kostot e tarifave të transfertave për qytetarët dhe bizneset. Gjatë vitit 2023, sistemi i pagesave AIPS Euro u ka kursyer bizneseve dhe individëve mbi 37 milionë euro. Gjithashtu, sistemi AIPS ka ndikuar në reduktimin e kohës së nevojshme për shlyerjen e një transaksioni në euro brenda vendit, si dhe ka kontribuar në formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments