Chelsea ka konfirmuar se sulmuesi Armando Broja ka nënshkruar një kontratë të re gjashtëvjeçare për të qëndruar në Stamford Bridge deri në vitin 2028. Sulmuesi e kaloi sezonin 2021/22 si i huazuar te Southampton dhe shënoi nëntë herë në 38 paraqitje për Saints. Në këtë sezon ka bërë tri paraqitje si zëvendësues për skuadrën e Thomas Tuchel dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm në vazhdim. Ëest Ham ishte i interesuar për nënshkrimin me sulmuesin shqiptar këtë verë, kundrejt një oferte prej 30 milionë stërlinash. Por një bisedë me Tuchel bëri që 20-vjeçarit të qëndrojë në Stamford Bridge, dhe tani ai ka përkushtuar të ardhmen e tij afatgjatë në klub me një marrëveshje të re gjashtëvjeçare. Sulmuesi i ri, i cili mbush 21 vjeç në fund të këtij muaji, tha: “Unë kam humbur fjalët me të vërtetë vetëm duke menduar për këtë. Është klubi që kam ëndërruar të luaj gjatë gjithë jetës sime, klubi që unë mbështes dhe që e dua”. “Kam qenë këtu që kur isha i vogël, kështu që është një ndjenjë surreale për mua dhe familjen time. Të jesh në gjendje të veshësh fanellën blu me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet”. Duke u nisur nga forma e Kai Havertz, Broja mund të startojë si titullarë kundër West Ham këtë fundjavë pasi i pari nuk ka arritur të shënojë në të pesë ndeshjet hapëse të Bluve në Premier League. Sulmuesi shqiptar regjistroi dy gola në ndeshjet kundër skuadrës së David Moyes sezonin e kaluar për Saints dhe Tuchel mund të shpresojë që sulmuesi kuqezi të përsërisë suksesin e tij përsëri këtë fundjavë për Chelsea.
Broja rinovon me Chelsea
RELATED ARTICLES