Tuesday, March 25, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBritania pritet të lehtësojë rregullat e emigracionit

Britania pritet të lehtësojë rregullat e emigracionit

Britania do të lehtësojë rregullat e emigracionit, për të plotësuar boshllëkun e krijuar, lidhur me mungesën e fuqisë punëtore. Nisma synon edhe rritjen e biznesit. Kryeministrja Truss pritet të zgjerojë listën e profesioneve, në mënyrë që të ndihmojë bizneset të plotësojnë vendet vakante, duke rekrutuar në mënyrë me të lehtë punëtorë jashtë Britanisë. Truss është përballur me kërkesat e industrisë për më shumë punëtorë emigrantë, që t’u jepen viza pune për të ardhur në Mbretërinë e Bashkuar. Mungesa e fuqisë punëtore është një nga shqetësimet kryesore të shprehura nga punëdhënësit në disa sektorë. Kryeministrja po planifikon të liberalizojë rrugët për të lejuar punëtorët e huaj të vijnë në Angli, sikurse u raportua edhe nga “The Sun”. Gjatë fushatës Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, mungesa këto të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas “Brexit”, si dhe pandemia. “Programi i punëtorëve sezonalë”, i nisur për herë të parë në 2019, lejon përkohësisht 40,000 punëtorë nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar, që të punojnë në bujqësi, si dhe në rritjen e shpendëve. The independenthttps://lajme.rtsh.al/artikull/mungesa-e-fuqise-punetore-britania-pritet-te-lehtesoje-rregullat-e-emigracionit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ