Friday, March 28, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBRAZIL – Dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve

BRAZIL – Dhjetëra të zhdukur pas përmbytjeve

Përmbytjet në Brazilin e Jugut, pas ditëve të tëra shiu të dendur kanë vrarë të paktën 40 persona, ndërsa 68 të tjerë ende të zhdukur, thanë autoritetet e mbrojtjes civile. Më shumë se 24 000 njerëz u zhvendosën nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve, të cilat goditën më shumë se 265 komuna në shtetin brazilian të Rio Grande do Sul. Më shumë se 8 000 njerëz po strehohen në strehimore emergjente. Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva e përshkroi fatkeqësinë si një nga përmbytjet më të këqija në historinë e vendit. “Asnjëherë në historinë e Brazilit nuk ka pasur kaq shumë shi në një vend”, tha ai në një konferencë shtypi me kryeministrin japonez, Fumio Kishida në kryeqytetin Brazilia. Zyrtarët thanë se më shumë se 2 000 punëtorë civilë shpëtimi ishin vendosur dhe Ministria e Mbrojtjes tha se më shumë se 900 ushtarë u dërguan gjithashtu së bashku me nëntë avionë ushtarakë dhe 98 varka për të ndihmuar në përpjekjen e shpëtimit. Deri më tani, më shumë se 8 000 njerëz janë shpëtuar. Shiu filloi të hënën dhe shkaktoi përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje toke në disa zona. Shtëpi dhe ura u dëmtuan dhe shumë rrugë u bënë të pakalueshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ