Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se bota është në një rrezik më të madh që nga kriza e raketave kubane të vitit 1962, në komentet gjatë një takimi për mbledhje fondesh. Biden theksoi se presidenti rus Vladimir Putin “nuk po bënte shaka” kur fliste për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, biologjike ose kimike, sipas komenteve të tij të raportuara për shtypin. Biden tha se ai nuk mendonte se kishte një mënyrë për të përdorur një armë bërthamore taktike dhe për të mos përfunduar me “Armageddon”. Rusia kohët e fundit aneksoi katër rajone të Ukrainës, në një veprim që shkel ligjin ndërkombëtar. Putin tha se Moska do t’i shihte sulmet e Ukrainës në ato rajone si sulme ndaj vetë Rusisë dhe do të përdorte të gjitha mjetet për t’i mbrojtur ato. Uashingtoni ka paralajmëruar prej kohësh Moskën se përdorimi i armëve bërthamore do të kishte pasoja të rënda. Shtëpia e Bardhë, megjithatë, nuk ka komentuar publikisht se cilat mund të jenë këto pasoja. Qeveria amerikane tha gjithashtu se ”nuk sheh ndonjë hap konkret të ndërmarrë nga Rusia për të përdorur armë bërthamore”. Kriza e raketave kubane konsiderohet nga shumë njerëz si periudha më e tensionuar e Luftës së Ftohtë. SHBA dhe BRSS iu afruan një lufte bërthamore, në tetor 1962. Kriza përfundoi kur ish-presidenti amerikan, John F Kennedy premtoi të mos sulmonte Kubën dhe udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi urdhëroi heqjen e raketave.https://ata.gov.al/2022/10/07/shba-biden-bota-ne-rrezik-me-te-madh-se-kriza-e-raketave-kubane-te-vitit-1962/
Bota në rrezik më të madh se kriza e raketave kubane të vitit 1962
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on