Fshati krenohet me traditën e tij arsimdashëse. Pikërisht në Boboshticë në janarin e vitit 1889, lindi shkrimtari dhe dramaturgu i famshëm Viktor Eftimiu, babai i të cilit ishte me origjinë arumune. Në nderim të një prej bijve të vet më të shquar, akademikut, poetit dhe shkrimtarit Viktor Eftimiu, u ngrit në një nga ambientet e shkollës edhe një muze kujtese për jetën dhe veprën e tij.

Kishat e Boboshticës janë një trashëgimi më vete, që tërheqin qytetarët korçarë por tashmë edhe një numër të madh turistësh. Nga kishat e shumta që ndodhen aty, njëra prej të cilave ajo e Shën Jovanit, daton në shekullin XI. Aty ndodhen dhe dy manastire, ai i Shën Mërisë në krye të fshatit dhe ai i Shën Kollit në pjesën juglindore, rrëzë Moravës, që është ndërtuar në kohën e Skënderbeut (1450). Në këtë manastir është gjetur dhe një nga ikonat më të vjetra në rrethin e Korçës.

Boboshtica vlerësohet si një destinacion i rëndësishëm turistik, me një natyrë të mrekullueshme, me ajër dhe ujëra të pastra, e me një terren të pasur që të jep mundësinë e një sërë aktivitetesh rekreative.

Së fundmi, banorët kanë investuar edhe në hoteleri. Kuzhina tradicionale e nivelit të lartë me produktet e fshatit është ajo që turistët vlerësojnë në Boboshticë, ndërsa nuk mungon pija tradicionale e mikpritjes që në Boboshticë është rakia e manit.

Shqipëria do të ketë vendin e nderit në panairin më të madh global të turizmit ITB Berlin, që zhvillohet në datat 4-6 mars.

Pjesëmarrja në këtë panair synon prezantimin dinjitoz të markës turistike të Shqipërisë para 5600 ekspozuesve dhe 1300 përfaqësuesve të sipërmarrjeve në ITB Berlin, ndërsa për një proces transparent u hodh edhe shorteu që përcakton pozicionimet e turoperatorëve në stendën e Shqipërisë.

Në fokus të panairit do të jenë agroturizmi, kulinaria, pijet tradicionale, tradita në veshje e muzikë, kultura shqiptare e sjell si instrument tërheqës në ofertën turistike shqiptare gjithëvjetore. Po ashtu, pjesë e panairit do të jetë dhe turizmi i aventurës përmes shtigjeve piktoreske që ofron natyra shqiptare. Në fokus do të jetë dhe Riviera e mrekullueshme e vendit tonë. Në total parashikohen 19 zëra të ofertës turistike shqiptare.