Turqia do të vazhdojë të bllokojë cisternat e naftës, pa sigurimin e duhur, që kalojnë tranzit nëpër ngushticat turke në tregjet globale, njoftoi sot autoriteti detar i Turqisë, duke theksuar sanksionet e fundit të BE-së dhe shqetësimet për sigurinë. “Rreth 15 cisterna transportuese të naftës, 11 prej tyre të destinuara për në portet e BE-së, janë aktualisht në pritje në Detin e Zi”, tha autoriteti, duke përmendur kufirin e çmimit të BE-së dhe masat shtesë të sigurisë nga Ankaraja. Këtë javë BE-ja vendosi një kufi të çmimit prej 60 dollarë për fuçi për eksportet e naftës ruse në vendet e tjera. Anijet nuk do te mund të mbuloheshin nga sigurimi nëse nafta do të shitej mbi kufirin e 60 dollarëve. “Turqia ka kërkuar garanci shtesë nga anijet që nga fillimi i muajit. Sigurimi duhet të mbulojë kalimin e anijeve përmes ngushticës së Bosforit dhe Dardanelit”, tha autoriteti detar në Twitter. “Turqia nuk mund të rrezikojë, “asnjë katastrofë” në zonat e banuara, që mund të shkaktohet gjatë kalimit të ndonjë prej anijeve të sanksionuara”, tha autoriteti. Qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli, ndodhet në brigjet e Bosforit. Autoriteti detar turk fajësoi kompanitë ndërkombëtare të sigurimit, për refuzimin e dokumenteve të duhura të sigurimit, një kërkesë e paraqitur nga Ankaraja. “Anijet që transportojnë naftë bruto nuk do të lejohen të hyjnë veç e veç në Detin e Zi nga Egjeu, nëse nuk kanë dokumentet e sigurimit”, shtoi autoriteti, duke cituar një procedurë rutinë, në fuqi që nga viti 2002.https://ata.gov.al/2022/12/08/turqi-bllokohen-cisternat-e-naftes-pa-sigurim-nga-deti-i-zi/
Bllokohen cisternat e naftës ‘pa sigurim’ nga Deti i Zi
RELATED ARTICLES