Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEBelshi në programin “Green Destinations”

Belshi në programin “Green Destinations”

Bashkia e Belshit është angazhuar me Green Destinations, një program ndërkombëtar për menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon. Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i bashkisë së Bleshit, Arif Tafani tha se “bashkia nënshkroi javën e kaluar një marrëveshje me Spoonbill Nest Innovation Center, Përfaqësuesi i Destinacioneve të Gjelbërta për Shqipërinë, për të filluar punën drejt përmbushjes së kritereve të Global Sustainable Tourism Council (GSTC) (Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm) për menaxhimin e qëndrueshëm të turizmit”. Sipas tij, gjatë vitit të ardhshëm bashkia Belsh do të fokusohet në kriteret bazë, me një synim afatgjatë për marrjen e çmimit të Destinacionit të Gjelbër dhe Certifikimin. Peizazhet natyrore, vendet historike dhe produktet vendase të Bashkisë Belsh e bëjnë atë një vend ideal për turizmin rural dhe të jashtëm. Bashkia shpreh nevojën për të zhvilluar turizmin me shumë kujdes dhe vizion afatgjatë, dhe si e tillë ka zgjedhur të ndjekë objektivat e turizmit të qëndrueshëm për të garantuar cilësinë dhe shëndetin e komunitetit dhe ekonomisë lokale për brezat që do të vijnë. Belshi, një pikë turistike pranë qytetit të Elbasanit, mund të vizitohet në çdo stinë. Projektet e “Rilindjes Urbane” kanë transformuar Belshin, ku vitet e fundit janë ndërtuar edhe strukturat e para të agroturizmit, duke i dhënë zhvillim zonës. 85 liqenet karstike të Belshit i vizitojnë veçanërisht turistët e huaj, por vitet e fundit me transformimin që i është bërë kësaj zone me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, fluksi i vizitorëve po shtohet edhe me qytetarë shqiptarë, sidomos nga Tirana dhe Durrësi.https://ata.gov.al/2022/12/09/belshi-ne-programin-green-destinations-per-zhvillimin-e-turizmit-ne-rajon/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ