Friday, November 22, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA“Bizanti shqiptar” në festivalin e filmit arkeologjik

“Bizanti shqiptar” në festivalin e filmit arkeologjik

Në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar sot është dita e pestë e festivalit “Arkeovizion”, gjithashtu dita e një filmi shqiptar. Tema e këtij viti është “Kthim në të ardhmen” dhe fokusohet në trashëgiminë arkeologjike. Shqipëria përfaqësohet me dy dokumentarë në këtë festival: “Një udhëtim në kohë në gjurmët e karvanëve të jugut të Shqipërisë” dhe “Duke kundruar Bizantin nga Shqipëria”. Sot është dita e filmit mbi Bizantin, ku spektatorët do të njihen me ndikimin e Perandorisë Bizantine në historinë, artin dhe kulturën në Shqipëri. Rolin që ka luajtur hapësira Shqiptare në periudhën e Bizantit dhe si kanë qenë marrëdhëniet e shqiptarëve me Perandorinë Bizantine, rrymat kulturore, që nga Kostandinopoja janë pasqyruar në hapësirën shqiptare dhe si janë përvetësuar, modifikuar dhe zbatuar ato duke u bërë pjesë e kulturës sonë. “Duke kundruar Bizantin nga Shqipëria” është një prodhim i financuar nga Bashkimi Europian (54 minuta), me skenar të Andi Rëmbecit, regji të Denald Grepckës, prodhuar nga “Argjiro”. “Arkeovizion” filloi si nismë e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës franceze, në partneritet me Institutin e Arkeologjisë. Ky festival ka për qëllim qasjen ndaj ngjarjeve kulturore që lidhen me vendet dhe historinë e tyre; të shpjegojë punën e ekspeditave arkeologjike; të përmirësojë qasjen virtuale në këtë trashëgimi si për shqiptarët, ashtu edhe për të huajt, si dhe të trajtojë aspekte edukative dhe ekonomike, si novacioni digjital, turizmi etj.https://ata.gov.al/2022/10/28/bizanti-shqiptar-ne-festivalin-e-filmit-arkeologjik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments