Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABiletë më e shtrenjtë avioni kur je mbipeshë

Biletë më e shtrenjtë avioni kur je mbipeshë

Mirësevini në check-in! Për ku po fluturoni sot? Ju lutemi peshohuni së bashku me bagazhet tuaja! Kjo mund të jetë e ardhmja e udhëtimeve ajrore, nëse një linjë ajrore finlandeze merr këtë vendim, sipas tabloidit britanik ”The Sun”. Këtë javë ”Finnair” u ka kërkuar pasagjerëve që të hipin në peshoren e aeroportit së bashku me bagazhin e tyre, përpara se të hipin në avion. ”Finnair” këmbëngul se peshimet janë thjesht vullnetare dhe se ato nevojiten për të vlerësuar më saktë peshën mesatare të pasagjerëve në avionët e tyre dhe se kjo përdoret për të llogaritur nevojat për karburant dhe për të mbajtur fluturimet të sigurta. Gjë që duket mjaft e arsyeshme.

Në mënyrë të parashikueshme, lajmi shkaktoi një debat të madh në internet, me shumë njerëz që thoshin se kjo përbën turpërim për pasagjerët, ndërkohë që shumë të tjerë ishin dakord. Peshimet e ”Finnair” mund të jenë vullnetare sot, por a mund të vendosin së shpejti linjat e tjera ajrore, të pangopura, t’i bëjnë ato të detyrueshme dhe më pas të fillojnë të tarifojnë me kilogramë? Është thjesht matematikë, pasi pasagjerët më të rëndë do të thotë që avionët peshojnë më shumë, kështu që ata përdorin më shumë karburant dhe kushtojnë më shumë për të fluturuar dhe ne të gjithë përfundojmë duke paguar ekstra për këtë.

Dhe e vërteta është se shumica prej nesh do ta mbështesin peshimin e pasagjerëve. Një sondazh nga jetcost.co.uk, në vitin 2017, zbuloi se gati nëntë në 10 britanikë besonin se pasagjerët mbipeshë duhet të paguanin më shumë për të fluturuar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments