Saturday, March 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBienalja e Artit të Venecias 2024

Bienalja e Artit të Venecias 2024

Edicioni i 60-të i ‘’Bienales së Artit të Venecias’’, i cili do të nisë në prill 2024, do të fokusohet kryesisht në temat e migrimit, mërgimit dhe përvojës së “huaj”. Prandaj, titulli i ngjarjes në qytetin verior italian është “Stranieri Ovunque –(Të huajt kudo) deklaroi kuratori Adriano Pedrosa dhe presidenti i Bienales Roberto Cicutto. ‘’Të qenit dhe të ndjehesh si i huaj do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë event’’, sipas organizatorëve. “Kudo që të shkosh dhe kudo që të jesh, gjithmonë do të takosh të huaj. Ata/ne jemi kudo. Pavarësisht se ku je, në thelb je gjithmonë një i huaj”, theksoi Pedrosa, i lindur në Brazil. Titulli kujton një seri skulpturash të filluara në vitin 2004 nga kolektivi parizian dhe palermitan Claire Fontaine, i cili shpiku sloganin “Të huajt kudo”. Është gjithashtu emri i një kolektivi torinez që luftoi kundër racizmit në Itali në fillim të viteve 2000. Ekspozita e artit do të mbahet nga 20 prilli deri më 24 nëntor 2024 në Venecia. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ