Wednesday, February 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREBienalja e Arkitekturës në Venecia

Bienalja e Arkitekturës në Venecia

Në kuadrin e Bienales së ardhshme Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Ministria e Kulturës shpalli thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitekturës që do të jetë e hapur për publikun nga 22 maj – 26 nëntor 2023. Tema e kësaj bienaleje do të jetë “Laboratori i së ardhmes”. Ajo është përzgjedhur nga kuratorja e edicionit të 18-të, Lesley Lokko. “Në Evropë flitet për pakicat dhe diversitetin, por e vërteta është se pakicat perëndimore janë shumica globale, diversiteti është norma jonë. Ka një vend në këtë planet ku të gjitha këto çështje të drejtësisë, racës, shpresës dhe frikës bashkohen dhe ndërthuren. Afrika. Antropologjikisht ne jemi të gjithë afrikanë. Dhe ajo që ndodh në Afrikë, na ndodh të gjithëve”, është shprehur kuratorja e Bienales. Ministria e Kulturës hapi thirrjen për projektide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitekturës bashkëkohore dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale përmes të cilave ato do t’i komunikohen publikut të gjerë dhe profesionistëve. Ministria e Kulturës inkurajoi të gjithë kandidatët të bashkëpunojnë me kuratorë vendas dhe/ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrje në evente të ngjashme. Përzgjedhja e kandidatëve do të kalojë në dy faza: faza e parë është ajo e përzgjedhjes së projektideve më të mira dhe faza e dytë është ajo e paraqitjes së projekteve të plota të pavijonit shqiptar. Projekti dhe ekipi fitues do të shpallet brenda datës 16 janar 2023.https://ata.gov.al/2022/11/07/bienalja-e-arkitektures-ne-venecia-shpallet-thirrja-per-projektide-per-pavijonin-shqiptar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ