Biblioteka publike “Qemal Baholli” në Elbasan tani do të ketë një hapësirë të re online për ofrimin e shërbimeve të saj digjitale, duke vijuar më pas me arkivimin e të gjitha materialeve të brishta, koleksioneve të vjetra me synimin për t’i bërë ato më të aksesueshme për publikun. “Falë bashkëpunimit me Albanian Canadian Development Alternative, kemi hedhur hapin e parë në digjitalizimin e të gjithë fondit tonë arkivor të institucioneve kulturore dhe arsimore të qytetit të Elbasanit”, thotë kryebashkiaku Gledian Llatja. Biblioteka e Elbasanit radhitet ndër bibliotekat më të pasura të vendit për nga pasuria që zotëron, e cila prej shumë vitesh aplikon edhe sistemin e digjitalizimit. Biblioteka shquhet jo vetëm për veprat e rralla por edhe për koleksionet e fondit të periodikut të periudhës para Luftës II Botërore. Ajo numëron rreth 200 000 libra e koleksione periodikësh, në gjuhën shqipe e të huaj. Krahas pasurimit me libra, biblioteka rrit çdo ditë shërbimin ndaj lexuesve të qytetit dhe numrin e aktiviteteve të saj. Biblioteka publike “Qemal Baholli” është një vepër bamirësie e Nazif Bahollit, ish-pronar i njohur i qytetit të Elbasanit në vitin 1930. Mbas vitit 1945 fondi i saj u pasurua me bibliotekën albanologjike e ballkanologjike, pronë e Lef Nosit, intelektual, atdhetar, politikan e studiues elbasanas.https://ata.gov.al/2022/08/29/biblioteka-publike-e-elbasanit-tashme-edhe-online/
Biblioteka publike e Elbasanit, tashmë edhe online
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on