Një libër që besohet të jetë kopja më e hershme dhe më e plotë e Biblës Hebraike është shitur për 38,1 milionë dollarë në Nju Jork, tha shtëpia e ankandeve ”Sotheby’s”. ”Codex Sassoon përmban të 24 librat e Biblës Hebraike – ku mungojnë vetëm 12 fletë – dhe i paraprin Biblës më të hershme plotësisht të plotë hebraike, Kodikut të Leningradit, për gati një shekull”, tha shtëpia e ankandeve. ”Bibla, që daton në fund të shekullit IX ose në fillim të shekullit X, është bërë dorëshkrimi më i shtrenjtë i shitur në ankand dhe artefakti më i shtrenjtë fetar hebre i shitur në ankand në histori”, tha ”Sotheby’s”. Pas një lufte ofertash katër minutëshe, ankandi u fitua nga një organizatë jofitimprurëse amerikane e cila synon t’ia dhurojë Muzeut ANU të Popullit Hebre në Tel Aviv. atsh
Bibla më e hershme në botë shitet me çmim marramendës
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on