Vetëm dy ditë përpara zgjedhjeve parlamentare, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka shkaktuar bujë me një deklaratë për Vladimir Putinin. Dje në mbrëmje vonë, 85-vjeçari pohoi në një intervistë se lideri i Kremlinit ishte shtyrë për të pushtuar Ukrainën. ”Putini u shty nga populli rus, nga një parti dhe nga ministrat e tij për të bërë këtë operacion special”, tha Berlusconi për kanalin televiziv Rai. Berlusconi është mik i presidentit rus dhe heziton prej kohësh të dënojë pushtimin. “Putini ka rrëshqitur në një situatë vërtet të vështirë dhe dramatike”, theksoi ai. Ai e përdori këtë shprehje qëllimisht, pasi Putinit iu kërkua në shkurt që të ndërhynte nga përfaqësuesit e dy republikave të vetëshpallura në Donbas. Republikat separatiste e kishin bindur Putinin duke pretenduar se Ukraina po sulmonte territoret e tyre. Për më tepër, lideri i partisë ”Forza Italia”, i cili si një partner më i vogël në një koalicion të krahut të djathtë që ka shanset më të mira për të fituar zgjedhjet e së dielës, tha se Putini kishte dashur të zëvendësonte qeverinë e Volodymyr Zelensky në Kiev “me një qeveri të njerëzve të mirë”. Deklaratat e manjatit të medias, i cili përveç politikës ka tërhequr vëmendjen edhe me skandale, alarmojnë të gjithë ata që i tremben një qëndrimi ndryshe nga ai aktual i Italisë drejt Rusisë, pas zgjedhjeve parlamentare. Përveç Berluskonit, edhe Matteo Salvini është gjithashtu pjesë e bllokut të krahut të djathtë – lideri i ekstremit të djathtë Lega ka qenë përkrahës i Putinit për vite me radhë dhe ka kritikuar sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës.http://ata.gov.al/2022/09/23/koment-berlusconi-trondit-me-deklaratat-e-tij-per-putinin/
Berlusconi trondit me deklaratat e tij për Putinin
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on