Në konferencën e zhvilluar në Mostar të Bosnjë-Hercegovinës, u prezantua modeli i menaxhimit të integruar të trashëgimisë së këtyre dy qyteteve.
Në kuadër të këtij eventi u prezantua tema “Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës – Financimi i Ruajtjes dhe Rritjes: Modele të Qëndrueshme dhe Strategji Investimesh”, duke sjellë në vëmendje modelin e menaxhimit të integruar të trashëgimisë për të dy qytetet, pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Prezantimi u fokusua në investimet strategjike, projektet infrastrukturore, ndërhyrjet restauruese dhe zhvillimin e ofertës kulturore, si dhe ndikimin e tyre në rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Përmes këtij prezantimi u theksua rëndësia e një qasjeje të integruar që ndërthur ruajtjen e trashëgimisë me zhvillimin e qëndrueshëm, duke e pozicionuar Beratin dhe Gjirokastrën si modele në nivel ndërkombëtar.





