Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me bashkinë e Beratit, solli sot ekspozitën “Rrugëtimi i Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare në dokumentet e AQSH”. Kjo ekspozitë mbahet me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Dokumente historike të Arkivit Qendror Shtetëror që dëshmojnë mbi orvatjet e Kishës Ortodokse Shqiptare në rrugëtimin drejt mëvetësimit dhe kombëtarizimit, janë prezantuar në mjediset e bashkisë Berat, ku kanë qenë të pranishëm përfaqësues të institucioneve bashkëpunuese, akademikë dhe qytetarë të interesuar mbi tematikën. Krahas ekspozitës, është prezantuar edhe punimi studimor i titulluar “Kongresi i Beratit dhe shpallja e Autoqefalisë”, kryer prej kreut të DPA-së, prof. asc. dr. Ardit Bido dhe msc. Myrteza Sharra, përgjegjës i Sektorit të Sallës së Studimit. “Me shpalljen e Autoqefalisë, u kurorëzuan përpjekjet e komunitetit ortodoks dhe të drejtuesve politikë shqiptarë, të cilëve iu besua kjo betejë. U zgjodh që Kongresi të mbahej në Berat, ndonëse qendër e ortodoksisë ishte Korça. Berati u pa si një epiqendër përbashkuese e papërfshirë në betejën mes tri rrymave në radhët e ortodoksëve”, shpjegoi Ardit Bido lidhur me studimin e botuar, që përmbledh të gjitha dokumentet që gjenden në DPA mbi shpalljen e Autoqefalisë. Narrativa e Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare bazohet në një sërë dokumentesh, duke nisur nga periudha që i paraprin mbajtjes së Kongresit të Beratit dhe deri në marrjen e pëlqimit nga Patriarkana. Në ekspozitë janë sjellë një numër i madh dokumentesh të AQSH si fotografi, telegrame, qarkore të ministrive të fillimshekullit të kaluar etj. Më herët, drejtori i DPA, Ardit Bido, së bashku me kryetarin e bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, çelën sot sallën që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave do të ketë pranë bibliotekës së qytetit, në mënyrë që kushdo të mund të qaset në arkiv pa pasur nevojën të lëvizë nga vendi ku jeton. DPA ka bërë të mundur hapjen e këndeve arkivore në shumë prej qyteteve të Shqipërisë e gjithashtu edhe në disa qytete të Kosovës.https://ata.gov.al/2022/09/14/ekspozite-ne-berat-per-100-vjetorin-e-autoqefalise-se-kishes-ortodokse/
Berat-100-vjetorin e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on