Njëzet e pesë qytetarë të tjerë amerikanë janë futur në listën e zezë te Rusise në përgjigje të sanksioneve të vazhdueshme të administratës së Biden kundër qytetarëve rusë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse në Moskë. Aktorët amerikanë Sean Penn dhe Ben Stiller janë ndër figurat e ndaluara politike, kulturore dhe të biznesit. Dy aktorët janë bërë pjesë e listës së zezë për shkak të besnikërisë së tyre politike ndaj Ukrainës në përgjigje të pushtimit rus. Penn dhe Stiller kanë qenë të zëshëm në përkrahjen e tyre për Ukrainën dhe janë pritur mirë nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Aktorëve u janë bashkuar në listën e zezë disa kongresmenë dhe CEO. Politikania e rangut më të lartë është sekretarja Amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo. Gjithashtu, presidenti amerikan, Joe Biden u sanksionua në mars.http://ata.gov.al/2022/09/05/rusia-fut-ne-listen-e-zeze-yjet-e-hollivudit-ben-stiller-dhe-sean-penn/
Ben Stiller dhe Sean Penn
RELATED ARTICLES