Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE vendim të përbashkët për hyrjen e disidentëve rusë

BE vendim të përbashkët për hyrjen e disidentëve rusë

Qeveria gjermane dëshiron të arrijë një vijë të përbashkët në nivel evropian në javët e ardhshme për trajtimin e kundërshtuesve rusë për shkak të ndërgjegjes ndaj mobilizimit të vazhdueshëm të qindra mijëra rezervistëve për të luftuar në Ukrainë. ”Fakti që shumë burra rusë po përpiqen të shmangin shërbimin ushtarak në Ukrainë ishte një shenjë e mirë. Tani kemi një çështje e cila kërkon një zgjidhje të qëndrueshme së bashku me vendet e tjera anëtare të BE-së”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. ”Motivet e çdo kundërshtari të dyshuar për ndërgjegje duhet të shqyrtohen përpara se të jepet azili”, theksoi Hebestreit, duke shtuar se ”duhej vërtetuar se personi nuk punonte në emër të shtetit rus”. Deri më tani nuk ka plane për një program të posaçëm pranimi apo të ashtuquajturat viza humanitare për disidetrët rusë për shkak të ndërgjegjes, qoftë në Gjermani apo në nivel të BE-së. Sipas ministrisë së brendshme gjermane, Gjermania ka mirëpritur 438 persona nga Rusia përmes një programi që supozohet të ofrojë mbrojtje për disidentët, gazetarët dhe shkencëtarët.https://ata.gov.al/2022/09/23/fokus-gjermania-be-te-marre-vendim-te-perbashket-per-hyrjen-e-disidenteve-ruse-ne-territorin-e-saj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments