Monday, March 17, 2025
HomeSOCIALEEKONOMISelenica, potencial për energjinë diellore dhe bujqësinë

Selenica, potencial për energjinë diellore dhe bujqësinë

Gazi dhe nafta janë burimet kryesore natyrore në bashkinë e Selenicës. Zona paraqet po ashtu, potencial të madh për të zhvilluar më tej energjinë diellore dhe bujqësinë. Kjo theksohet në raportin e Vlerësimit të Kapitalit Natyror të Bashkisë, që u paraqit dje për diskutim në Selenicë. Dokumenti, i përgatitur nga tre ekspertë vendas të kontraktuar nga Prezenca e OSBE-së që punuan në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe bashkinë Selenicë, do të shërbejë si udhëzues për bashkinë, me synim rritjen e përpjekjeve për të shfrytëzuar kapitalin natyror vendor në dobi të komunitetit. Kryetari i bashkisë, Pëllumb Binaj e vlerësoi raportin dhe procesin e hartimit të tij jo vetëm për shtimin e përfitimeve financiare nga burimet natyrore, por edhe për rritjen e njohurive të autoriteteve vendore. Dokumenti u miratua në parim nga autoritetet vendore. Raporti i përfunduar, duke përfshirë rekomandimet e mbledhura nga takimi, do t’u dorëzohet autoriteteve deri në fund të tetorit.https://ata.gov.al/2022/09/23/selenica-potencial-per-te-zhvilluar-me-tej-energjine-diellore-dhe-bujqesine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ