Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE pranë marrëveshjes, vendet që nuk duan emigrantë do të paguajnë 20,000...

BE pranë marrëveshjes, vendet që nuk duan emigrantë do të paguajnë 20,000 euro për person

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian bënë të enjten një përpjekje të re për të kapërcyer pengesat për një nga problemet më të vështira politike të bllokut, që lidhet me emigrantët. Ata diskutuan masat e reja për ndarjen e përgjegjësisë për emigrantët që hyjnë në Evropë pa leje. Sistemi i azilit në Evropë u shemb 8 vite më pare, pasi mbi një milion njerëz, shumica e tyre duke i ikur konfliktit në Siri, hynë dhe mbingarkuan kapacitetet e pritjes në Greqi dhe Itali, duke shkaktuar një nga krizat më të mëdha politike të BE-së. Që atëherë, 27 vendet e BE-së janë grindur shpesh se cilat vende duhet të marrin përgjegjësinë për njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme dhe nëse anëtarët e tjerë duhet të detyrohen t’i ndihmojnë ata. Me të mbërritur për takimin në Luksemburg, zyrtarja më e lartë i BE-së për migracionin, Komisionerja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson tha se ishte një “ditë jashtëzakonisht e rëndësishme” për të zgjidhur atë që ka qenë një nga çështjet më “maratonë” për Evropën. “Na kanë mbetur edhe 100 metra nga kjo maratonë. Pra, jemi shumë afër për të arritur një marrëveshje sot”,- tha Johansson. “Unë pres që shtetet anëtare të jenë në gjendje të bëjnë hapat e fundit për të arritur marrëveshjen.” Sipas rregullave ekzistuese, vendet ku migrantët mbërrijnë fillimisht duhet t’i intervistojnë dhe t’i kontrollojnë, si dhe të përpunojnë kërkesat e atyre që duan të aplikojnë për azil. Por Greqia, Italia dhe Malta, deklarojnë se barra e menaxhimit të numrit të njerëzve që vijnë është shumë e rëndë. Përpjekjet e mëvonshme për të vendosur sisteme kuotash për të ndarë migrantët u kundërshtuan në gjykatë, dhe më pas u braktisën. Vendet e BE-së tani duket se kanë rënë dakord që ndihma që ata ofrojnë të jetë e detyrueshme për vendet e bllokut. Ajo mund të jetë dhe në formën e ndihmës financiare, në vend të skemave të ndarjes së migrantëve. Presidenca e BE-së, që mbahet aktualisht nga Suedia, ka propozuar një sistem sipas të cilit, vendet që nuk duan të pranojnë emigrantë mund të paguajnë para. Shifrat prej rreth 20,000 euro (21,400 dollarë) për emigrant kanë qarkulluar në prag të takimit. Mbetet e paqartë nëse ideja do të pranohet. Diplomatët thanë përpara takimit se një marrëveshje ka të ngjarë të arrihet vetëm nëse vendet e mëdha anëtare si Franca, Gjermania dhe Italia, mbështesin planin. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments