Bashkimi Evropian ka nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë tjetër makro-financiare me vlerë 5 miliardë euro. “Ky është një tjetër gjest i vendosmërisë së BE-së për të mbështetur Ukrainën për të fituar luftën, rindërtimin dhe ndjekjen e së ardhmes evropiane”, shkroi kryeministri ukrainas Denys Shmyhal në Twitter. Shmyhal falënderoi presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe zëvendëspresidentin, Valdis Dombrovskis për ndihmën, e cila jepet si kredi me maturim afatgjatë. Buxheti i Ukrainës, duke përfshirë shpenzimet ushtarake, është financuar kryesisht nga vendet perëndimore që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt. Dombrovskis shkroi në Twitter se ndihma financiare e BE-së do të përdoret për nevoja të menjëhershme të likuiditetit, pagat dhe pensionet. “Një pjesë e ndihmës do të dorëzohet në mes të tetorit, ndërsa dy transhet e tjera brenda këtij viti”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/10/03/bruksel-be-ndihme-shtese-prej-5-miliarde-eurosh-per-ukrainen/