Agjencia për Energji këshillon BE-në që të ruajë gazin REL Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka këshilluar Bashkimin Evropian që të planifikojë kursime në përdorim të gazit, për të shmangur magazinat e zbrazëta dhe problemet në zinxhirin e furnizimit këtë dimër. Për të mbajtur rezervat e gazit në nivele adekuate deri në fund të sezonit të ngrohjes, kërkesa duhet të reduktohet nga 9 në 13 për qind, në krahasim me mesataren e pesë vjetëve të fundit, ka thënë agjencia të hënën. Sipas saj, një rrjedhje e vogël e gazit të lëngshëm natyror, do të garantonte që rezervat e gazit të qëndronin në 25 deri në 30 për qind. Por, nëse nuk ka planifikime për kursim, dhe nëse Rusia ndal furnizimet e gazit nga nëntori, nivelet në rezerva mund të bien nën 5 për qind, nëse atë periudhë Bashkimi Evropian pranon vetëm sasi shumë të vogla të gazit të lëngshëm natyror. Një situatë e tillë do të mund të rrezikonte furnizimet në rast të motit shumë të ftohtë. “Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe reduktimet e mëdha në furnizimet me gaz natyror në Evropë, janë duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme konsumatorëve, bizneseve dhe gjitha ekonomive – jo vetëm në Evropë, por edhe ekonomive në zhvillim”, ka thënë drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare e Energjisë, Keisuke Sadamori. Përdorimi i gazit natyror pritet të zvogëlohet për 0.8 për qind më 2022, me një rekord prej 10 për qind në Evropë dhe kërkesë të pandryshuar në rajonin e Azi-Paqësorit. Rusia i ka zvogëluar furnizimet me gaz natyror në Evropë, me arsyetimet e mirëmbajtjes së tubacioneve. Megjithatë, Perëndimi akuzon Rusinë se po përdor gazin si armë, pas sanksioneve që i janë vënë Moskës për nisje të luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=618871
Agjencia për Energji këshillon BE-në që të ruajë gazin
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on