Tuesday, October 22, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBE diskuton mbështetjen për Ukrainën, ekonominë dhe migracionin e parregull

BE diskuton mbështetjen për Ukrainën, ekonominë dhe migracionin e parregull

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të përballen sot me diskutime të vështira për mbështetjen për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, një ekonomi e sfiduar nga krizat e shumta dhe çeshtjen e migrimit në ditën e dytë të samitit të tyre në Bruksel. “Ne duhet të tregojmë qëndrueshmëri në mbështetjen për Ukrainën”, tha kryeministrja letoneze Evika Siliņa, duke u kërkuar liderëve të tjerë që të veprojnë. Megjithatë, nuk priten ende vendime të gjera për mbështetjen ushtarake dhe ekonomike afatgjatë, pasi disa shtete të BE-së, si Hungaria dhe Sllovakia, deri më tani kanë hezituar të ndërmarrin angazhime të reja financimi për Kievin. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel tha se do të jetë një ushtrim i inteligjencës kolektive që të gjitha 27 vendet e BE të bien dakord deri në fund të vitit për një ndihmë të re të BE-së për Ukrainën me vlerë deri në 70 miliardë euro (73,9 miliardë dollarë). Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu reformën e kontestuar të rregullave të borxhit të përbashkët dhe deficitit për vendet e BE-së që përdorin euron si monedhë të përbashkët. Rregullat, zakonisht strikte të shpenzimeve u pezulluan për të lejuar qeveritë kombëtare të kundërshtojnë pasojat ekonomike nga pandemia e Covid-19 dhe lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Megjithatë, vendet e BE-së tani duhet të vendosin në muajt e ardhshëm se si t’i kthehen disiplinës buxhetore, duke marrë parasysh sfidat e shumta ekonomike, të tilla si ulja e konkurrencës dhe kostoja e përshtatjes klimatike. Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagarde do t’i bashkohet takimit për të trajtuar sfidat e tjera fiskale në eurozonë, si inflacioni i lartë dhe normat e interesit. Udhëheqësit pritet gjithashtu të adresojnë migrimin e parregullt në bllok.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments