Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBE 250 milionë euro për programet kombëtare në Shqipëri

BE 250 milionë euro për programet kombëtare në Shqipëri

Bashkimi Europian, gjatë dy viteve të fundit ka dhënë më shumë se 250 milionë euro financime, si pjesë e fondeve të para-anëtarësimit për programet kombëtare në Shqipëri. Zyra e Delegacionit të BE-së në Tiranë, ndau në rrjete sociale disa statistika në sektorët që janë mbështetur teksa theksoi se, “Bashkimi Evropian është partneri më i madh i asistencës financiare për Shqipërinë”. Totali i investimeve të huaja direkte të BE-së arijnë në 11 miliardë euro në vitin 2022. Ndërsa vëllimi total i tregtisë në mallra me BE-në shënon 7.1 miliardë euro në vitin 2022. Krahas programeve ekonomike, BE i kushton një vëmendje të madhe kapitalit njerëzor. Në këtë kuadër BE është fokusuar në mbështetjen për rininë, arsimin dhe inovacionin. 11.500 pjesëmarrës morën pejsë në shkëmbime mes BE dhe Shqipërisë në fushën e arsimit, trajnimit dhe rinisë e sportit në kuadër të ERASMUS 2014-2020. Në kuadër të planit ekonomik dhe inevestimeve për Shqipërinë, BE ka mobilizuar tashmë 1.4 miliardë lekë në investime nga të cilat 470 euro në grante. Në objektivat e BE për vitin 2030, pritet të instalojë 713 MW kapacitet gjenerimi të energjisë së rinovueshme. Te rehabilitojë 185 km linja hekurudhore. Të përmirësojë shërbimet e ujit dhe ato higjenike për mbi 975 000 banorë. Të pajisin 627 shkolla me laboratorë smart për 198 000 studentë në vit, si dhe programe të tjere

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments