Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALEEKONOMI BB: Rritja ekonomia globale do të pësojë një ngadalësim

 BB: Rritja ekonomia globale do të pësojë një ngadalësim

Rritja ekonomia globale do të pësojë një ngadalësim të mprehtë këtë vit, si pasojë e rritjes së inflacionit dhe normave të larta të interesit, investimeve të ulta, të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, njoftoi Banka Botërore. Ekonomia globale parashikohet të rritet me 1,7% këtë vit, që do të ishte rritja e tretë më e dobët në gati tre dekada, tha Banka Botërore në raportin e saj të fundit të Perspektivave Ekonomike Globale. Perspektiva për vitin e ardhshëm u ul, duke zbritur në 2,7% nga 3% që ishte. Banka paralajmëroi se zhvillimet e pafavorshme, përkatësisht inflacioni më i lartë se sa pritej, rritja e papritur e normave të interesit, rikthimi i pandemisë ose tensionet e përshkallëzuara gjeopolitike mund ta shtyjnë ekonominë globale në një recesion. Banka Botërore parashikoi që SHBA-ja, Eurozona dhe Kina do t’i nënshtrohen një rritjeje të dobët ekonomike. “Kriza me të cilën përballet zhvillimi po intensifikohet ndërsa perspektiva e rritjes globale përkeqësohet”, tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass. Në SHBA, rritja ekonomike parashikohet të lehtësohet ndjeshëm në 0,5% në vitin 2023, krahasuar me 2,5% në vitin 2022. Në vitin 2023, rritja ekonomike e eurozonës vlerësohet në 0%, që reflekton një rënie prej 1,9 pikë përqindjeje. Ekonomia, si në SHBA ashtu edhe në eurozonë parashikohet të zgjerohen me 1,6% secila në vitin 2024. Në Kinë, rritja ekonomike parashikohet në 4,3% në 2023 dhe 5,0% në 2024. Parashikimet e fundit sugjeruan që nivelet e PBB-së në ekonomitë e tregjeve në zhvillim do të jenë rreth 6% nën nivelin e pritur në prag të pandemisë. Tregtia globale parashikohet gjithashtu të ngadalësohet ndjeshëm krahas rritjes globale, pavarësisht mbështetjes nga një rimëkëmbje e vazhdueshme në tregtinë e shërbimeve. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ