Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIBB mbështetje tri shtyllave kyçe të bujqësisë

BB mbështetje tri shtyllave kyçe të bujqësisë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po punon intesivisht për të jetësuar marrëveshjen e arritur me Bankën Botërore, financimin strategjik prej 65 milionë euro në mbështetje të bujqësisë shqiptare dhe fermerëve të vegjël, fuqizimit të sigurisë ushqimore dhe investime transformuese në infrastrukturën e ujitje-kullimit. MBZHR bën të ditur se, tri shtylla kyçe të bujqësisë, që do të mbështeten fuqishëm përmes këtij instrumenti të ri financiar për një bujqësi të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse e konkurruese, instrument të cilat u miratuan me vendim të Këshillit të Ministrave në muajin korrik për ta ratifikuar në parlament në javët në vijim. Nga zbatimi i këtij projekti fermerët e vegjël do të përfitojnë nga kjo mbështetje për të lehtësuar daljen e prodhimit në treg duke shkurtuar zinxhirët tregtarë kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Gjithashtu 23 mijë hektarë toka bujqësore do të kenë ujitje efikase në Divjakë, Konispol e më gjerë, përmes financimit në zgjerimin e rrjetit të ujitjes dhe kullimit duke përdorur metodat dhe teknologjitë më inovative dhe efektive, të cilat do të rrisin eficiencën dhe ulin ndjeshëm kostot e administrimit të hidrovoreve. Ndërkohë, investime transformuese në fuqizimin e sigurisë ushqimore, përmes rehabilitimit të infrastrukturës dhe laboratorëve ushqimore në pikat kufitare të doganës së Bllatës, Kakavijës, Kapshticës, Qafë Botës, Qafë Thanës dhe Vlorës do të rrisin standardet e prodhimeve shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ