Banka Botërore (BB) mbetet një partner strategjik për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe qeverinë shqiptare, në rrugën për një bujqësi të qëndrueshme dhe një sistem të qëndrueshëm ushqimor. Grupi i Bankës Botërore ka aprovuar një strategji partneriteti 5-vjeçare me Shqipërinë (2023-2027) dhe njëri nga katër projektet e reja që do ta ndihmojë vendin të transformohet në një ekonomi më të fortë, gjithëpërfshirëse i kushtohet Bujqësisë. Projekti i Bujqësisë Konkurruese dhe me Aftësi Përballuese ndaj Klimës me vlerë 70 milionë USD do të përqendrohet në nxitjen e inovacionit në bujqësi, në zgjerimin e ujitjes inteligjente dhe rritjen e aksesit të produkteve bujqësore në tregjet vendase dhe ato të BE-së. Siguria ushqimore do të mbështetet me investime në pajisje të laboratorëve të AKU-së, pika të inspektimit kufitar sipas standardeve europiane dhe dhoma freskie e frigoriferike për ruajtjen e produkteve të bllokuara/sekuestruara. Banka Botëror e cilëson bujqësinë një sektor kyç në ekonominë shqiptare, që kontribuon me 19 % në PBB e vendit dhe 36 % të punësimit. Projekt i ri i mbështetur nga Banka Botërore do të ndihmojë sektorin të jetë më produktiv dhe konkurrues. atsh
BB, investime në pajisje për laboratorët e AKU-së
RELATED ARTICLES