Wednesday, February 19, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBazat amerikane në Evropë në gatishmëri të lartë mes kërcënimeve të mundshme...

Bazat amerikane në Evropë në gatishmëri të lartë mes kërcënimeve të mundshme terroriste

Bazat ushtarake amerikane në të gjithë Evropën, përfshirë Gjermaninë, janë vënë në gatishmëri të lartë gjatë fundjavës për shkak të shqetësimeve për një sulm të mundshëm terrorist.

Transmetuesi amerikan CNN raportoi se Pentagoni kishte shpallur nivelin e dytë më të lartë të sigurisë në bazat amerikane, duke cituar dy zyrtarë qeveritarë të paidentifikuar.

Ky nivel sigurie, i njohur si “Force Protection Charlie”, zbatohet kur Pentagoni ka marrë informacione të besueshme për një sulm të mundshëm terrorist.

“Ka një informacion të besueshëm që tregon për një sulm kundër bazave amerikane gjatë javës së ardhshme”, sipas”Fox News” duke cituar një zyrtar të mbrojtjes.

Pentagoni fillimisht nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Natyra e kërcënimit të supozuar mbeti e paqartë. Zyrtari i cituar nga “Fox News” tha se nuk kishte të bënte me zgjedhjet parlamentare në Francë.

Shtabi i Komandës Evropiane të SHBA-së (EUCOM) në Shtutgart nuk pranoi të komentojë mbi masat specifike mbrojtëse të marra nga forcat e armatosura kur u pyet nga CNN.

Megjithatë, një zëdhënës deklaroi se EUCOM shqyrton rregullisht një sërë faktorësh që luajnë në sigurinë e komunitetit ushtarak amerikan jashtë vendit.

“Si pjesë e kësaj përpjekjeje, ne shpesh herë marrim hapa shtesë për të garantuar sigurinë e anëtarëve të shërbimit tonë”, shtoi zëdhënësi, pa dhënë asnjë detaj të mëtejshëm

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ