17 vende jo anëtare të Bashkimit Evropian janë ftuar në takimin e parë të një forumi të ri politik evropian që do të zhvillohet në Republikën Çeke më 6 tetor. Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Islanda, Kosova, Lihtenshtajni, Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Britania ishin të ftuara në forumin politik tha zyrtari i BE-së. Takimi po zhvillohet përpara një samiti jozyrtar të liderëve të BE-së. Pjesëmarrësit do të diskutojnë sigurinë, migrimin dhe ndryshimet klimatike, si dhe situatën aktuale ekonomike, megjithatë nuk janë planifikuar deklarata zyrtare apo qëndrime të përbashkëta. Mbledhja politike, e quajtur Komuniteti Politik Evropian, është ideja e presidentit francez Emmanuel Macron dhe synon të lehtësojë një shkëmbim më të ngushtë midis vendeve të BE-së dhe atyre që mbeten jashtë bllokut, qoftë me zgjedhje ose për shkak se aktualisht nuk i plotësojnë kriteret e anëtarësimit. Macron ka thënë se shpreson ta përdorë atë për të përmirësuar bashkëpunimin me partnerët e BE-së në Evropë, duke iu referuar Ukrainës, së cilës së fundmi iu dha statusi zyrtar i kandidatit në BE, por nuk ka gjasa të bëhet anëtare e plotë e bllokut për të paktën një dekadë tjetër. Kancelari gjerman Olaf Scholz kohët e fundit mbështeti Komunitetin Politik Evropian, por tha se ai “nuk duhet të jetë një alternativë ndaj zgjerimit të BE”.https://lajme.rtsh.al/artikull/be-fton-shqiperine-dhe-kosoven-ne-komunitetin-e-ri-bashkesia-politike-evropiane-
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on