Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIBanorët e Fukuyama paralajmërohen të mos prekin macen

Banorët e Fukuyama paralajmërohen të mos prekin macen

Banorët e një qyteti në Japoninë perëndimore janë paralajmëruar të qëndrojnë larg një maceje pasi ajo ra në një rezervuar me kimikate helmuese, sipas BBC. Paralajmërimi vjen pasi një punëtor i fabrikës gjeti gjurmë putrash të verdha në kontejner. Kamerat e sigurisë tregonin pamje të maces duke u larguar dhe lënë gjurmët e putrave. Zyrtarët në Fukuyama i kanë kërkuar publikut që të qëndrojë larg kafshës dhe të raportojnë çdo pamje në polici. Mendohet se maceja kurioze kishte qenë në një vazo me krom gjashtëvalent, një kimikat kancerogjen, i cili ka ngjyrë portokalli dhe kafe. Një anëtar i stafit gjeti shenjat e putrave kur mbërriti dje në fabrikën “Nomura Plating Fukuyama”. Ekipi mjedisor i qytetit Fukuyama paralajmëroi publikun që të mos prekte macen që duket “jonormale”, por gjithashtu tha se kafsha mund të kishte vdekur si rezultat i incidentit. Kromi gjashtëvalent mund të shkaktojë acarim të lëkurës, probleme të frymëmarrjes dhe verbëri, dhe stafi duhet të mbajë maska dhe doreza gome kur punon pranë substancës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments