Friday, April 11, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTBallkaniada e rrjetës , nis të martën

Ballkaniada e rrjetës , nis të martën

Pas Evropianit të Nën-19-vjeçareve, që u mbajt para 4 vjetësh në Tiranë dhe në Durrës, dhe Evropianit të Nën-17-vjeçareve, që u mbajt vitin e shkuar në Tiranë, kryeqyteti shqiptar do të presë gjatë kësaj jave një tjetër veprimtari madhore ndërkombëtare. Bëhet fjalë për Kampionatin Ballkanik të Volejbollit për Meshkuj, për grupmoshën e Nën-20-vjeçarëve, që do të zhvillohet në Tiranë, duke nisur nga e marta, deri në shtunën. Ndeshjet do të luhen të gjitha në Sallë Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës dhe në këtë Kampionat Ballkanik do të marrë pjesë Shqipëria, Kosova, Turqia, Serbia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. Shorti e ka vendosur kombëtaren kuqezi të kësaj grupmoshe, që do të drejtohet nga trajneri Ben Sako dhe ndihmësi Erin Sejati, në grupin A, aty ku përballë do të ketë Kosovën dhe Turqinë, ndërsa në grupin B ndodhen Bullgaria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Dhe Shqipëria do ta zhvillojë të martën në mbrëmje derbin me Kosovën, për të vijuar të enjten me përballjen me turqit. Të premten dhe të shtunën luhen gjysmëfinalet dhe finalet e këtij turneu rajonal.https://sport.rtsh.al/artikull/ballkaniada-e-rrjetes-ne-tirane-nis-te-marten

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ