Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREBaerbock: Mbështetja për Ukrainën, investim për paqen në Evropë

Baerbock: Mbështetja për Ukrainën, investim për paqen në Evropë

-Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock tha se mbështetja e dhënë për Ukrainën është investim i bërë për paqen në Evropë. Në një deklaratë para takimit jozyrtar të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) që mbahet në qytetin Toledo të Spanjës, Baerbock theksoi se evropianët prej 18 muajsh nënvizojnë se e ardhmja e Ukrainës është në BE. “Për këtë arsye Ukrainën e kemi mbështetur për 18 muaj jo vetëm për të drejtën e vetëmbrojtjes dhe rindërtimin e çdo gjëje që shkatërroi presidenti rus Vladimir Putin, por edhe për mbështetjen e këtij vendi në rrugën drejt BE-së. Çdo ditë duhet të kujtojmë se këtu bëjmë investim për paqen në Evropë. Nëse nuk e bëjmë këtë sot çfarë do të jetë kostoja e kësaj? Për këtë arsye kjo mbështetje është e nevojshme dhe e rëndësishme”, tha Baerbock. Ajo tha se në takim do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. “Është përgjegjësi e jona të mendojmë sërish dhe se si mund të bëjmë një koordinim më të mirë dhe në mënyrë më efektive të mbështetjes tonë për Ukrainën”, tha ministrja gjermane. Lidhur me situatën në Niger, Baerbock tha se vendet në Rajonin Sahel dhe Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) kanë treguar veten se “kur një demokraci shkatërrohet nga një grusht shteti, asnjë demokraci në botë nuk mund ta injorojë atë”. Baerbock potencoi se për këtë arsye ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së janë vazhdimisht në kontakt me ECOWAS-in dhe se kryesisht Gjermania ka punuar në drejtimin për vendosjen sa më parë në zbatim të sanksioneve (ndaj administratës ushtarake në Niger).

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments